Ajo që përflitej është zyrtarizuar sot. Samuel Nikaj do të jetë trajneri i ri i Kastriotit të Krujës. Trajneri shkodran është konfirmuar në këtë detyrë nga vetë klubi përmes një postimi të bërë në faqen e tij zyrtare në facebook. “Shkodrani Samuel Nikaj, që nga dita e sotme është trajneri i ri i KF Kastriotit.

Në ditët në vijim pritet të hidhet firma në kontratë dhe të bëhet prezantimi i tij zyrtar”- shkruhet në këtë postim. Nikaj që në sezonin e fundit drejtoi Flamurtarin e Prishtinës, duke e ngjitur këtë skuadër në Superligën e Kosovës, tashmë nis një eksperiencë të re.Nikaj më parë ka punuar te Vllaznia, ku ka qenë më së shumti zëvendës trajner, ndërkohë që ka drejtuar edhe Adën, Mamurrasin, Besëlidhjen dhe Tërbunin.Kastrioti kërkon të ngjitet në Superiore dhe ia ka besuar kështu pankinën një shkodrani. Pritet që kjo të ndikojë edhe në merkaton e krutanëve, duke bërë që të ketë disa futbollistë nga qyteti verior që do t’i bashkohen atij në ekipin e ri.

© shkodrasport.com