Italia e nis këtë Kampionat Europian si rrallëherë në vitet e fundit mes favoriteve për t’i shkuar deri në fund aktivitetit.

Skuadra e Mançinit ka pasur një ecuri mbresëlënëse gjatë kualifikueseve dhe para Europianit në miqësoret që ka zhvilluar, ka treguar se e nis në formë të mirë aktivitetin.

Por duket se vetë trajneri i Italisë sheh me larg, te një aktivitet i vitit të ardhshëm, Botërori 2022, në të cilin Italia shpreson që të kthehet përsëri në majat e renditjeve botërore.

“Kam parë ëndërr sikur Italia mundte 1-0 Brazilin. Por nuk e di se ku ishim. Nuk mund të jetë Europiani”, ka treguar ai gjatë një interviste për mediat italiane, duke dhënë një sinjal të qartë se pjesëmarrja në Europian është vetëm hapi i parë i krijimit të një skuadre që mund të bëjë një cikël të rëndësishëm në futbollin në kontinent e atë botëror. /vipsport/