Ivan Gvozdenoviç ka folur pas ndeshjes që Elbasani fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit. Trajneri i Elbasanit deklaroi:

“Ndoshta presioni i rezultatit, prapë të gjitha në kontroll. Deri në minutën e 50-të, kur shënoi Ballshi. Pastaj pak me stres, por nëse shikoni nga fillimi deri në fund, nuk rrezikoi shumë Ballshi. Ndoshta asnjë, por shënoi nga goditje standard. Kjo ishte në ndeshje sot. Ndoshta rasti i ndeshjes ishte rasti i Diallos, që ishte për 3 me 1. Mund të them jam i kënaqur me pikët sepse sot ishim nevojë dhe të detyruar për fitoren. Me stres, por çunat bënë detyrën.

Jam i mërzitur pak. Nuk kam stres, isha nga fillimi patjetër. Por jam i mërzitur sepse si me Vorën e kishim gjithçka në dorë, por më pas në fund ishim të stresuar.

Presion, por edhe egoizëm. Sot e rëndësishme të fitonim ndeshjen, jo kush do shënonte golin. Pastaj Qose me Bunjakun, 3 me 0 mund të thonim jemi në rregull. Kjo ishte diferenca. Do flasim me çunat dhe e sigurt që do reagojmë.

Bruno ka pozicion natyral, qendërmbrojtës. Lila ishte i lodhur dhe nuk kemi tjetër me karakteristikë si Lila në krahun djathtas. Ishte koha për Lilën për pak pushim. Nuk është pozicioni më i mirë për Lulon. Bruno bëri mirë me skuadrën për dy ndeshjet kur ishte nevojë.

Dorëheqje pas humbjes me Vorën? Isha me mendim sepse shumë i mërzitur si doli ndeshja. Kush do marrë përgjegjësi i pari? Trajneri, pastaj të tjerët. E mendova, por kur u qetësova pak dhe fola me presidentin, stafin dhe të gjitha, isha me tjetër drejtim.

Tani presion pak rezultati, akoma nuk jam i pastër dhe qetë. Nuk besoj ka diçka mes lojtarëve. Kam grup shumë të fortë, çunat reaguan pozitivisht. Nuk kemi asgjë brenda. Nga fillimi i kampionatit, shumë skuadra në fillim ishin në mini krizë. Edhe ne ndoshta pas javës së pestë, të gjitha pastaj nga pak. Stresi, lojtarë të dëmtuar, por sot pas pikëve jemi pak më qetë”, u shpreh Gvozdenoviç për “RTSH”.