Vushtrria, Flamurtari, Vellaznimi dhe ne fund Liria. Skuadra e Prizrenit e bindi me projektin e saj dhe trajneri shkodran Samuel Nikaj vendosi te zgjedhe ate per ta drejtuar ne sezonin e ri, me shpresen per ta ngjitur edhe ate ne Superlige.

Ne nje prononcim per “RTSH Sport” Nikaj ka shpjeguar edhe arsyen qe e çuan ne zgjedhjen e kesaj skuadre per ta drejtuar ne sezonin e ri. “Më erdhën 2-3 oferta, por zgjodha Lirinë e Prizrenit pasi është një nga klubet më të mira në Kosovë.Në Shqipëri pak ndryshojnë gjërat.

Kam preferuar ekipet e kategorisë së parë, për vetë objektivat madhore që kanë për t’u ngjitur. Mund të vazhdoja në Superligë me Vushtrrinë, por objektivat nuk më bindën. Shqipëri-Kosovë i shoh si një, kemi shkëmbyer lojtarë e trajnerë prej kohësh”, është shprehur Nikaj mes të tjerave.

Në fund ai ka folur edhe për Vllazninë, që e sheh si ekipin më të rrezikuar për të lënë Superioren sezonin e ardhshëm. “Vllaznia e shoh edhe si tifoz. Është në gjendje të keqe, më keq se atë vit që ramë. Është shumë vonë në organizim. Nuk gjen ekip më kandidat se Vllaznia për të rënë. Nuk dihet kush është nën kontratë, sa lojtarë janë, kush është drejtor etj etj”, ka përfunduar Nikaj.

Megjithate per ta tashme mendja punon vetem per Lirine dhe suksesin me te. Nese ia del, ajo do te jete skuadra e katert rradhazi qe ai do te ngjiste ne Superlige. Nje rekord vertete pozitiv per kete trajner qe vazhdon te spikase me menyren e veçante te drejtimit te ekipeve dhe sukseset me to.