Presidenti i Inter-it, Steven Zhang, ka folur për Sky-in pas finales së Europa League të humbur 3-2 nbga skuadra e tij.
“Kjo mbrëmje është për operatorët e shëndetësisë që po na lejojnë të shkojmë përpara”, ka thënë ai.
“Bilanci është shumë pozitiv, duke parë gjithë sezonin. Humbja dhe fitorja janë pjesë e futbollit, por të arrish një finale dhe të japësh gjithçka që ke na bën të ndihemi optimistë për të ardhmen”.
“Lojtarët dhe stafi teknik po bëjnë një punë shumë të mirë. Shumë shpejt do të fillojmë të planifikojmë të ardhmen”./telesport/