Nga Gjergj KOLA

Nese flasim per futbollin shkodran ne vite, kuptohet qe peruidha me e bukur e tij ka qene ajo e viteve ’70-’80 ku pjese e Vllaznise kane qene emra te cilet kane lene gjurme jo vetem ne historine e ketij klubi, por edhe te futbollit shqiptar.

Njeri prej tyre padyshim qe eshte edhe ish- sulmuesi Roland Luçi. Po ndalemi tek ky personazh sepse per te sot eshte dite feste. Ai ka datelindjen, feston 64 vjetorin e lindjes dhe me kete rast edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Roland Luçi ka lindur me 27 shkurt 1960 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me futboll. Pa mbushur ende 18 vjeç kalon me ekipin e pare dhe si rrjedhoje eshte pjese e tij kur do te shpallej kampion kete vit. Por ka nje moment interesant qe i ka lene nje shije te hidhur atij.

Në foton e ekipit mungojnë 3-4 vetë; Roland Luçi, Fatmir Lelaj, Isuf Cena apo Leç Shkreli nderkohe qe pati fat Seit Çanga. Ndodhi keshtu sepse nuk kishte uniforma të mjaftueshme per te gjithe, mungonin bluzat. Seiti veshi një me ngjyrë të ngjashme, palosi mëngët që të mos“ diktohej” dhe disi doli fotografia…

Luçi do te vazhdonte te ishte pjese e kesaj skuadre edhe ne vitet e ardhshme, por me jo pak peripeci, ndonese ai do te vazhdonte te shkelqente ne fushen e lojes dhe madje do te kapte edhe ekipin kombetar. Njekohesisht do te ishte nje futbollist nga te paktit ndoshta intelektual i mirefillte.

Ne mars te vitit 1983 e përjashtojne përgjithnjë nga futbolli (ishte 23 vjeç) dhe ndodhi keshtu se guxoi të kundërshtojë shefin politik të sportit shqiptar të kohës. E “falën” mbas një viti por karriera e kombëtares ishte mbyllur ndërkohë për të. Po ashtu nuk e lejuan as të ishte në foton festive të ekipit kampion të Shqipërisë atë vit, Vllaznisë tonë ndonëse kishte shënuar mjaft gola atë vit për të.

Rolandi vazhdonte te luante e te shenonte gola, por edhe denimet do t’i vinin gjithnje pas. Ne korrik te vitit 1986 e perjashtojne pergjithmone nga futbolli. E dergojne me pune mesues ne Pult te Dukagjinit, por e falen serish pas 5 muajsh.

Zhgenjimet e Luçit vazhduan edhe me tej. Ne finalen e Kupës së Republikës ne qershor te vitit 1987, dëmtoi rëndë gjurin dhe këtu merr fund përfundimisht karriera e tij pa marrë dot pjesë as në ceremonitë festive të fitores se ketij trofeu pas fitores me Flamurtarin.

Megjithate, pavaresisht ketyre sukseseve dhe ndeshkimeve, Roland Luçit pas lenies se futbollit, i eshte dhene titulli “Mjeshter Sporti” dhe madje iu organizua edhe nje ceremoni shume e veçante e lenies se sportit.

Nderkohe, pas viteve ’90, Luçi eshte larguar drejt Austrise, vend ku vazhdon te jetoje edhe sot e kesaj dite, nderkohe qe per disa kohe ne sezonin 2009-2010 ka qene edhe trajner i ekipit te Vllaznise.

Nderkohe, per gjithe kete kontribut ne futbollin shqiptar, Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta, per meritat e tij ne futboll si pjestar i denje i Vllaznise por edhe i kombetares shqiptare, ne prill te vitit 2021 e ka nderuar me titullin e larte “Mjeshter i Madh”./SHKODRASPORT.COM/