Qatip Osmani mund të shihet si “sekreti” i suksesit aktual të Vllaznisë. Trajneri i shkodranëve e mori Vllazninë në javën e 11-të të Superiores, kur po kalonin momentin më kritik. Gjithçka ndryshoi me kalimin e ndeshjeve.

Kjo pasi Vllaznia me Osmanin trajner në 15 javë të luajtura, ka grumbullar më shumë pikë se çdo ekip tjetër. Pasardhësi i tij Migen Memelli ia la Vllazninë në vendin e 7, me po aq pikë sa vendi i parafundit.

Kuqeblutë ia dolën sot të marrin vendin e dytë, pas fitores 0 me 1 ndaj Dinamos. Dhe vetëm 6 pikë e ndajnë nga Egnatia kryesuese, që më parë kishte krijuar diferencë të frikshme.

Pikët e grumbulluara nga skuadrat e Superiores, që pasi Qatip Osmani mori drejtimin e Vllaznisë./newsport/

1. Vllaznia 31 pikë

2. Egnatia 29 pikë

3. Dinamo 27 pikë

4. Tirana 21 pikë

5. Skënderbeu 21 pikë

6. Partizani 19 pikë

7. Laçi 16 pikë

8. Erzeni 14 pikë

9. Teuta 13 pikë

10. Kukësi 6 pikë