Nga Vllaznia në fillimet e karrierës së tij, tek Terbuni, me pas tek Korabi me të cilin ngjitet në Superligë, më pas në Greqi, kthehet tek Veleçiku dhe bashkë me të ngjiten në kategorinë e parë dhe së fundmi tek Shënkolli.

Me këtë të fundit të shtunën do të luajë ndaj ish- skuadrës së tij Veleçikut dhe padyshim që do të japë maksimumin ashtu siç bëri dy javë më parë edhe ndaj Vllaznisë.Kjo është karriera e deritanishme e mbrojtësit shkodran Izmir Pelinku i cili sot feston 25 vjetorin e lindjes.

Një moment që vjen pikërisht në një fazë ku ai ka fituar pjekurinë si sportist dhe po mundohet të japë gjithnjë maksimumin aty ku luan. Ka provuar të bëjë rolin e mesfushorit por edhe të mbrojtësit dhe kudo ku ka luajtur trajnerët kanë dalë të kënaqur me të.

Ky është Izmir Pelinku të cilit sot gazeta “Shkodra Sport” gjen rastin t’i urojë edhe 100 vite të tjera të lumtura bashkë me familjen e tij dhe po ashtu edhe një karrierë sa më të suksesshme sportive.
© shkodrasport.com