Kishte shpresa që mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj, të ishte në fushën e lojës në takimin e sotëm ndaj Skënderbeut në 17:00, por për fat të keq nuk do të ndodhë kështu. Ai do të mungojë ne ballafaqimin e radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat vetë zëvendëstrajneri i ekipit shkodran Ndriçim Shtubina, i cili është shprehur: “Për fat të keq, Esin Hakaj ka ndierë sërish shqetësime dhe nuk do të jetë i gatshëm. Mungesa e tij ndihet edhe më shumë ngaqë janë dëmtuar prej ditësh edhe Xhelil Asani dhe Flori Spahija”.

Kjo ka shkaktuar një alarm të madh në krahët e mbrojtjes. Në këtë ndeshje mungon edhe mbrojtësi i djathtë, Geralb Smajli, për shkak kartonësh.

Formacioni i mundshem i Vllaznise: Mehidri, Beci, Juriç, Stojanoviç, Sala, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Dodev, Balaj.