Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJa ndryshime që duhet të bëjë Bashkia tek klubi Vllaznia

Ja ndryshime që duhet të bëjë Bashkia tek klubi Vllaznia

Opinion nga Ardian ZAGANJORI

Mora shkas nga një opinion i një sportdashësi ashtu siç jam edhe unë, që i kërkonte publikisht mjeshtrit Ramazan Rragami të thonte të vërtetën në prononcimet e tij në media. Prandaj edhe unë thashë po shkruaj pak rradhë.Sot filloi borë dhe si pa dashur na u kthye në vëmendje kush jemi, nga kemi ardhur dhe sa mund të qëndroj. Për këtë falenderoj borën pasi sado i fortë dhe i qëndrueshëm të jetë artikulli i zotit Çomo (që për hir të vërtetës është më specialist se disa “Hamza” në ekip), bora qe më e fortë në subkoshiencën time. Pse? Si fillim shoh një ekip që zvarritet në fushë me deshirën e madhe tek Zoti për të luajtur dhe më ngjan me barsaletën e vjetër që “gomarin kur po e hante ujku thoshte me vete: ZOT I MADH BËJE ËNDËRR. Edhe vllaznia e sotme më ngjan se ka vetëm dy të zgjuar dhe të fituar: Menaxherin Vata dhe të kudondodhurin Shaba. I pari për zgjuarsi dhe i dyti për marri. Në këtë binom të “mrekullueshëm”, është shtuar dhe i MADHI Rragami Ramazan i cili pasi ka pasur një karrierë të shkëlqyer si futbollist dhe trajner (ku për arsye parimore përjashtoi nga ekipi kombëtar U-21 nipin e vet Besë Rragamin), pasi e “ndihmoi” Vllazninë disa herë në Komisionin e Disiplinës në Federatë, ka filluar detyrën e këshilltarit- menaxher (nuk ka faj pensionet në Shqipëri janë të ulta) dhe tani duke përfituar nga respekti për këtë figurë (të jem i sinqertë edhe unë e respektoj maksimalisht) në disa emisione televizive po jep disa opinione me të cilat unë nuk jam dakort. Në këtë situatë, unë kam disa propozime që kryetari i Bashkisë dhe n/kryetari z. Ritvan Troshani mendoj se do t’i realizojnë shumë shpejt sa nuk është vonë.

‎1- Menjëherë dhe pa asnjë humbje kohe duhet të mbështesim ekipin e futbollit dhe trajnerin Vata në çdo vendim të tij dhe në fund t’i kërkohet llogari për punën e tij.

2- Të rikthehet menjëherë në krye të klubit si Sekretar zoti Agim Medja si një person që e njeh futbollin edhe në dëborë.

3- Të dërgohet menjëherë si Drejtor Akademie zoti Kujtim Shaba pasi atje situata ka filluar të bëhet alarmante.

4- Zoti Armando Cungu të vendoset pranë ekipit me detyre Drejtor Teknik dhe i zhvillimit të talenteve.

5- Zoti Armir Grima të vendoset trajner i portierave i marëdhënieve me publikun (është djali që dua më shumë në gjithë atë ekip).

6- Të krijohet këshilli konsultativ pranë Kryetarit të Bashkisë me specialista që Shkodrës nuk i mungojne si Çapaliku, Rragami, Bizi, Piraniqi etj.

Dhe e fundit por jo nga rëndësia krijimi sa më shpejt i një komisioni me ekonomistë dhe juristë për përgatitjen e procedurave për PRIVATIZIMIN e klubit si e vetmja rrugë e drejtë ku duhet të shkojmë. Për të gjitha këto që shkrova, e pati fajin dëbora e cila më kujtoi kush jemi, çfarë po bëjmë dhe ku duhet të shkojmë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments