Goli i dytë i Cristiano Ronaldo-s ndaj Atletico Madrid është dhënë me ndihmën e teknologjisë së vijës fatale që i ka thënë arbitrit Bjorn Kuipers se topi i goditur me kokë nga sulmuesi ka kaluar vijën përpara se Jan Oblak ta largonte.
Megjithatë, një video e postuar në rrjetet sociale tregon se ka disa mangësi të sistemit dhe se topi në fakt nuk ka kaluar komplet vijën fatale.
Video pretendon se:
1. Vija është më e ngushtë se zakonisht kur janë bërë matjet e teknologjisë.
2. Modeli i topit i krijuar nga teknologjia e vijës fatale është më i vogël se topi i vërtetë.
3. Teknologjia e vijës fatale ka përfshirë dorën e portierit si pjesë e pozicionit final të topit.
Nëse i bashkon këto tre gabime, video pretendon se topi nuk ka kaluar plotësisht vijën fatale dhe si pasojë goli nuk duhet të ishte akorduar./telesport/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=97&v=z6VlZvAjsD8