Liverpool mbetet i interesuar për nënshkrimin e Kylian Mbappe dhe mund të mposht Real Madridin në garën për të marrë yllin e Paris Saint-Germain.Mbappe është gati të jetë subjekt i një sage tjetër në merkato pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me PSG.

Francezi është i hapur për të hyrë në bisedime me klube jashtë Francës dhe Real Madridi shihet si destinacioni i tij më i mundshëm.Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, megjithëse mbetet i bindur se do të jetë në gjendje ta mbajë yllin në klub përtej verës së vitit 2024, pasi ai tha të martën se kampionët e Ligue 1 kanë një “marrëveshje” me yllin francez.

Tani, L’Equipe raporton se Liverpool mund të ndezë më tej telenovelën e merkatos pasi ata nuk kanë hequr dorë nga nënshkrimi i yllit francez.

25-vjeçari thuhet se është i pakënaqur me vendimin e Los Blancos për të vendosur një afat deri në mes të janarit për të marrë vendimin e tij për transferimin.

Kjo mund ta shtyjë Mbappe të vendosë të mos shkojë në Spanjë dhe në vend të kësaj të zgjedhë gjigantët e Premier League si klubin e tij të ardhshëm.

Për momentin, ish-lojtari i Monaco mbetet i përqendruar te klubi i tij pasi kampionët në fuqi të Francës po përgatiten të përballen me Lens në një ndeshje të Ligue 1 të dielën. Më pas ata do të përballen me Orleans në Coupe de France një javë më vonë./telesport/