Kriza financiare po kthen klubet me këmbë në tokë dhe po bën të qartë se sa shumë duhet të mendojnë për kampionatet kombëtare e sa të rëndësishme janë për ta, ndoshta edhe më shumë sesa fitimet që sjell arena ndërkombëtare.

Ky është mendimi i shefit ekzekutiv të Bajern Mynih, Karl Hainz Rumenige, i cili ka shpjeguar se situata e krijuar së fundmi i mbyll dyert idesë për një Superligë Europiane që kishin ideuar disa klube.

“Këshilla ime është që të përballojmë këto lloj temash kur të kemi kaluar krizën. Nga një pikëpamje jam shumë i bindur se nuk do të ekzistojë një Superligë në 10 vitet e ardhshme. Nuk ka rëndësi se kush do ta propozojë.

Në këtë pikë që kemi mbërritur, nuk mund të ekzistojnë asnjë interes në këtë aspekt, kjo ide vetëm ndiqte një objektiv, atë të fitimit të sa më shumë parave. Ky lloj mendimi tashmë është absurd si pasojë e krizës që po kalojmë”, tha Rumenige.

“Mendoj se panorama aktuale, me Bundesligën dhe mundësinë për t’u kualifikuar për Ligën e Kampioneve apo Ligën e Europës nëpërmjet saj, nuk ka nevojë për modifikim.

Ndoshta kjo krizë do të bëjë që ne klubet të mos vazhdojmë të ndjekim me aq ngulm paratë. Para të gjithave dëshiroj që të kalojmë këtë situatë pa pasur nevojë që të anullohet sezoni”, ishin fjalët e Rumeniges. /vipsport/