Nevil Dede, pas eksperiencës te Tirana në Superiore, do të rikthehet sërish në pankinë dhe këtë herë për të drejtuar skuadrën e Erzenit në Kategorinë e Parë.

Ditën e sotme u konfirmua largimi i Dorian Bubeqit, i cili ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ndërkohë që Erzeni nuk humbi kohë dhe i besoi stolin pikërisht Dedes.

Ish-qendërmbrojtësi ka drejtuar disa skuadra në futbollin shqiptar, si Luftëtari, Kastrioti dhe Laçi, ndërkohë që ka punuar edhe me kombëtaret e moshave dhe të femrave.

Erzeni synon qe ne sezonin e ri te rikthehet ne Superlige dhe kesisoj deshiron t’ia besoje pankinen Nevil Dedes.