Teuta mposhti me rezultatin 2-0 Kastriotin dhe u ngjit në vendin e 9-të të kampionatit. Pas sfidës ka folur trajneri i durrsakëve Edi Martini.

“Kjo është një fitore e rëndësishme me një rival direkt. Kemi punuar këto ditë, i kam bindur futbollistët e rinj që edhe ju mund të kontribuoni në fitoren.

Jam i kënaqur nga ata, jo se kisha dyshime por kur hyn titullar direkt në një ndeshje të parë ke dhe emocione dhe nuk mund të shkëlqesh.

Ndeshjet e Kampionatit dhe Kupës janë shumë të rëndësishme. Ardhja e Kallakut na jep fantazi, siguri dhe shpejtësi. Presim sulmues dhe qendërmbrojtës.

Nuk duhet të bëjmë gabime, pasi është diçka me rrezik të lartë. Po shpresoj që Kallaku të jetë gati për ndeshjen e Kupës, do ta shohim në ditët në vijim.

Unë kam një konfidencë me lojtarët, thjesht i kam ndihmuar të shohin aftësitë e tyre dhe vlerat që kanë në këmbët e tyre”, u shpreh Martini në një prononcim për Ovesport.