Davide Alaba u prezantua ditën e sotme si një lojtar i Real Madrid duke folur dhe për përshtypjet e para si një futbollist i madrilenëve.

Austriaku do të mbajë veshur fanellën me numrin 4-ët, numër legjendar ky për Realin pasi mbahej veshur nga Serxhi Ramos që u largua drejt PSG-së.

“Faleminderit për pritjen e ngrohtë, unë jam shumë krenar që do të vesh fanellën e Real Madridit, do të jap gjithçka për të qenë i suksesshëm. Hala Madrid.

Është një motiv i madh për mua dhe unë dua ta mbaj me bder. Ramos është bërë legjendë me atë numër, por unë dua të jem David Alaba. Të luash për Realin është një ëndërr e realizuar, është klubi më i mirë në botë”.