Tirana humbi me rezultatin minimal 1-0, takimin përballë Dudelange në turin e parë të Champions League. Ndeshja e djeshme nuk foli për bardheblutë, të cilët e patën të pamundur të gjejnë rrugën e rrjetës, dhe pse për rreth 15 minuta në pjesën e dytë ishin me një lojtar më shumë.
Kujtojmë se Kirch nga Dudelange u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54’, por ishte Limaj që pasi u ndëshkua me të verdhin e dytë, vuri balancat në fushë.
Bardheblutë nuk e humbin optimizmin. Pavarësisht humbjes, Tirana ka dhe dy precedentë të mëparshëm në Champions, kur ka përmbysur rezultate më të thella.
Në sezonin 2003/04, Tirana humbi 3-0 ndeshjen e parë kundër Dinamo Tbilisi, për të fituar më pas të dytën po në të njëjtin rezultat dhe më pas gjetën kualifikim përmes penalltive 4-2. Rasti i dytë është sezoni 2005/06, në të cilin bardheblutë u mposhtën 2-0 nga Nva Gorca, por fituan 3-0 takimin e ardhshëm.
“Remontadat” ekzistojnë për bardheblutë dhe më 12 korrik në “Air Albania”, thjesht duhet bërë detyra te 26- herë kampionët e vendit.