Albano Janku, ish-gjyqtar ndërkombëtar, mendon se episodi në fundin e ndeshjes Flamurtari-Partizani kishte ndikuar në mënyrë të pakundërshtueshme në rezultatin e ndeshjes. Prekja e topit me dorë në zonë ishte e dukshme por Enea Jorgji nuk e dha penallti.
“Kur rezultati është 1-1 dhe penalltia nuk jepet në minutën e 94, sigurisht që ndikon në rezultatin e ndeshjes”, deklaroi Janku në “Pressing”.
“Kemi një pozicionim jo të mirë të Jorgjit se Nebihi është në vijë të drejtë dhe i pengon pamjen. Ai duhej të ndihmohej nga asistenti. Jorgji edhe tentoi të futet në zonë për të dhanë penallti, mendjen e ka te asistenti.
Por asistenti është duke ikur drejt qendrës, nuk ka bashkëpunim të mirë se nuk e ka mendjen. Dora është e hapur dhe është penallti”, shpjegoi Janku. /vipsport/