Japonia ka bërë nëj tjetër mrekulli në Botërorin 2022 duke marrë një fitore 2-1 ndaj Spanjës. Por suksesi i aziatikëve ishte më shumë një “mungesë në fushë” e iberikevë të cilët zgjodhën të mos sulmonin pas përmbysjes në fillimin e pjesës së dytë.  

Natë magjike kjo për Japoninë! Kombëtarja aziatike, arriti të kualifikohej nga grupet e Kupës së Botës duke lënë pas Gjermaninë dhe Ekuadorin.

Japonia është skuadra e tretë në historinë e Kupës së Botës që fiton dy ndeshje të ndryshme në një edicion të vetëm me përmbysje.

Si ndaj Gjeërmanisë edhe ndaj Spanjës, japonezët ishin në disavantazh në pjesën e parë, teksa në fragmentin e dytë të lojës arritën të triumfonin. Më herët këtë fakt interesant e kishin regjistruar Brazili në 1938 dhe Gjermania në 1970.