Wednesday, May 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMundën Vllazninë dhe Elbasani, Mirel Josa u përgjigjet akuzave për tolerim: S’ishte...

Mundën Vllazninë dhe Elbasani, Mirel Josa u përgjigjet akuzave për tolerim: S’ishte e paracaktuar, as në Shkodër dhe as sot!

Bylis ka fituar në shtëpi përballë Elbasanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 2-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Mirel Josa.

“Çdo ndeshje për ne si finale. Kemi edhe një ndeshje tjetër, të shohim si do të shkojnë punët. Parashikime të mëdha nuk mund të bësh, ato i bëmë javës tjetër. Ishin konkluzione jo parashikime. Thanë që të gjitha ndeshjet ishin të paracaktuara. E vetmja gjë që jam i gëzuar sot, është që morëm 3 pikët. Qoftë në Shkodër, qoftë këtu, nuk kemi luajtur të paracaktuar asgjë.

Mesazh për Bellain, t’i hedhësh dorashkën? Unë s’ja hedh dorashkën askujt, jo vetëm Arjanit që e kam mik, por të gjithë trajnerëve të tjerë të Superiores. Shpresoj që në vazhdimësi të kemi sa më pak probleme të gjithë”, tha Josa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments