HomeKRYESORE“Jashtëtokësori” Ronaldo çon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve, shënon tripletë

“Jashtëtokësori” Ronaldo çon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve, shënon tripletë

Portugalia është finalistja e parë e Ligës së Kombeve, teksa ka arritur që të fitojë 3-1 gjysmëfinalen ndaj Zvicrës. Në “Estádio do Dragão”, ka qenë një mbrëmje magjike për Cristiano Ronaldon, i cili ka shënuar të tre golat e ndeshjes.

Ylli portugez shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar. Ky ishte goli i parë nga goditja e lirë për portugezin. Në pjesën e dytë, gjyqtari i ndeshjes Felix Brych vërshëlleu për penallti për Portugalinë në minutën e 56-të, por pak sekonda më para kishte ndodhur një tjetër episod i dyshimtë.

Gjyqtari gjerman shkoi për të parë pamjet e përsëritura në VAR, teksa vendosi për të akorduar 11-metërsh, por në krahun tjetër. Një episod i rrallë që ndodh për herë të parë që nga futja e teknologjisë në futboll. Nga pika e parë, Rodriguez do të arrinte që të gjente rrugën e rrjetës.

Gjithsesi portugezët janë me fat që kanë në skuadër Cristiano Ronaldon. Sulmuesi i Juventusit shënoi dy gola shumë të bukur brenda dy minutave, një pas një topi të ardhur nga krahu i djathtë, ndërkohë që në të dytën me një kundërsulm të shpejt dhe një driblim të bukur arrin që të shënojë sërish dhe të marrë topin në shtëpi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments