Besëlidhja e këtij sezoni është ndërtuar për të fituar. Si rrjedhojë, ndonëse kanë kaluar vetëm tre javë nga fillimi i kampionatit, ajo e ka thënë menjëherë fjalën e saj dhe kryeson me meritë renditjen. Një tregues ky që tregon se në Lezhë e kanë marrë shumë seriozisht.
Dhe kjo duket që nga afrimi i presidentit Fushaj, ardhja e trajnerit Plori dhe përzgjedhja e disa prej lojtarëve më të mirë të cilët tashmë janë bërë pjesë e Besëlidhjes dhe po japin kontributin e tyree për të. Njëri prej këtyre lojtarëve është edhe sulmuesi Jasmin Rraboshta.
Futbollisti shkodran në një prononcim të dhënë për mediat është shprehur se kundërshtari kryesor i Besëlidhjes këtë sezon është vetëm vetvetja sepse në fushë nuk mendon se ka ndonjë skuadër tjetër që mundet t’i rivalizojë.
“Në Shqipëri zakonisht nuk ka ekipe pretendente, por ato dalin rrugës. Për ne e rëndësishme është t’i marrim ndeshje pas ndeshje dhe të marrim maksimumin në secilën prej tyre. Nuk mendoj se rivali jonë është vetëm vetvetja dhe vetëkënaqësia.
Kjo pasi kemi një grup shumë të mirë me lojtarë të cilët kanë një përvojë të madhe edhe në Superligë dhe padiskutim që duke bërë secili prej nesh më të mirën, jam i bindur se do ia dalim të arrijmë objektivin që ne kemi, ngjitjen në kategorinë e parë”- është shprehur Rraboshta.(www.shkodrasport.com)