Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEJasmin Rraboshta, sulmuesi shkodran që luan për Vorën vijon të shënojë

Jasmin Rraboshta, sulmuesi shkodran që luan për Vorën vijon të shënojë

Jasmin Rraboshta është një nga sulmuesit shkodranë që ka spikatur gjithmonë me golat e tij në ekipet ku ka luajtur. Ai krahas Vllaznisë, klubi ku u formua si futbollist dhe luajti për disa vite, e ka vijuar karrierën e tij sportive edhe në disa klube futbolli të tjera, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Së fundmi në këtë sezon futbollistik, Rraboshta është pjesë e ekipit të Vorës, që konkurron në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Edhe këtu, aktivizimin e tij me këtë skuadër, Rraboshta po e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi golat e tij kanë kontribuar në fitoret e Vorës, e cila kryeson renditjen me 44-pikë.

Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen e fundit, atë të javës së 18-të, të cilën Vora e luajti në transfertë me Ilirinë e Fushë-Krujës dhe arriti të fitojë me rezultatin 1-3, teksa Rraboshta shënoi golin e tretë për ekipin e tij.

Pas këtij realizimi, sulmuesi shkodran ka shkuar në kuotën e 13-golave, duke u kthyer në këtë mënyrë në një pikë referimi për sulmin e ekipit të tij, Vora.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments