Java e 13-të e Kategorisë së Parë ofron sfida të bukura, interesante, por edhe shumë të vështira. Në grupin A situata duket më e komplikuar për skuadrat që renditen nga vendi i dytë e deri në vendin e nëntë, pasi të gjitha kërkojnë që të reshtohen në pesë skuadrat e para, të cilat në fazën e tretë luajnë për Superioren.

Dhe sfida Erzeni-Dinamo do të flasë më shumë për një shkëputje të shijakasve, e po kështu ajo që luhet në Fushë Krujë, Iliria-Veleçiku. Në dy ndeshjet e tjera janë prezente dritëhijet e vendeve të fundit në këtë grup.

Vllaznia nderkohe do te prese ne “Loro Boriçi” ekipin e Beselidhjes. Ne pamje te pare, ajo konsiderohet favorite per ta fituar edhe kete ndeshje, por lezhjanet me siguri qe nuk do te heqin dore nga pretendimet e tyre.

Gjithsesi shanset jane qe kuqeblute te fitojne dhe te thellojne dhe me shume diferencen me nje prej ndjekeseve te saj, pse jo edhe me te dyja nese ne Shijak ka barazim mes Erzenit dhe Dinamos.
© shkodrasport.com