Me ndeshjet e mbrëmshme u mbyll java e 9-të dhe bashkë me të edhe faza e parë e “Abissnet Superiore” për këtë sezon. Ajo do t’i lërë vendin menjëherë ndeshjeve të fazës së dytë që do të startojnë këtë fundjavë.
Java e 10-të në fakt dhuron një supersfidë, atë në mes skuadrës së vendit të parë- Vllaznisë dhe asaj të vendit të dytë- Egnatias. Sipas asaj që ka programuar Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ky takim do të luhet ditën e hënë.
Pra me datë 3 nëntor në ora 17:00 në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës. Do të jetë një përballje që do të flasë shumë për kreun e renditjes sepse diferenca mes dy skuadrave tashmë është vetëm një pikë.
Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të javës së 10-të:
E dielë, 2 nëntor
Tirana- Bylis ora 14:00
Dinamo- Teuta ora 17:00
Flamurtari- Elbasani ora 17:00
E hënë, 3 nëntor
Vora- Partizani ora 17:00
Egnatia- Vllaznia ora 17:00







