I merzitur per paraqitjen e skuadres se tij dhe per me teper me humbjen, trajneri i Tiranes ne volejboll per meshkuj Arben Sako gjithsesi ne prononcimin e tij per mediat pas ndeshjes se humbur 1-3 ndaj Vllaznise, u shpreh se ne perballjet e tjera do te shohim ne fushe nje Tirane tjeter.

“Tirana është për momentin në ‘kolaudim’ e sipër. Të them të drejtën nuk e prisja një humbje në Shkodër, por e dija që do të ishte një ndeshje shumë e fortë. Vllaznia është përforcuar. Ekipi jonë nuk arriti të dilte në lojën e vet.

Do të mblidhemi dhe të shikojmë difektet tona, në mënyrë që t’i rikuperojmë ato. Po përgatitemi për ndeshjen e Europës. Tirana është e përgatitur për një kampionat shumë të fortë, pasi të gjitha skuadrat kanë filluar të përforcohen.

Të jeni të sigurt që në ndeshjet e ardhshme do të shihni një Tiranë shumë më agresive, një Tiranë që do të bëjë të pamundurën të mbrojtë titullin. Gjej rastin të falenderoj mediat që bëjnë të mundur transmetimin e këtij sporti në mbarë Shqipërinë”- u shpreh trajneri Arben Sako.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: