Sapo lamë pas javën e 13 të Kategorisë Superiore dhe tashmë që gara futet në pjesën më interesante, vëmendja zhvendoset te ndeshjet e radhës në elitën e futbollit shqiptar. Sfidat e javës së 14 sipas kalendarit të paracaktuar nga FSHF do të ndahen në dy ditë, të premte dhe të shtunë.

Spikat dueli i së premtes mes Kukësit dhe Vllaznisë në orën 18:00. Verilindorët janë në një krizë rezultatesh pas tre humbjeve radhazi, ndërsa shkodranët vazhdojnë të shijojnë kryesimin, të shkëputur me nëntë pikë nga ndjekësit më të afërt. Sakaq, po ditën e premte dhe në orën 18:00, do të luhet edhe ndeshja mes Teutës edhe Bylis.

Ndërkaq, të shtunën, tre ndeshjet e mebtura do të jenë në orarin e drekës, 13:45. Kështu, Tirana pret Kastriotin teksa bardheblutë pas pesë barazimeve radhazi janë të “dënuar” të marrin tre pikët, ndërkohë që në Korçë, Skënderbeu do të presë Partizanin. Takimi tjetër është ai i Fierit, mes vendasve të Apolonisë dhe Laçit. /VipSport/

Ndeshjet, të premten:

18:00 Kukësi-Vllaznia

18:00 Teuta-Bylis

Të shtunën:

13:45 Tirana-Kastrioti

13:45 Skënderbeu-Partizani

13:45 Apolonia-Laçi