Java e 14-te e “Abissnet Superiore” eshte mbyllur mbreme me fitoren e Vllaznise 1-0 ne Durres ndaj Teutes dhe tashme ajo i ka lene vendin javes se 15-te e cila do te luhet gjate fundjaves.

Kjo javë do të luhet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Gjithçka do të “ngre” siparin me sfidën mes Egnatias dhe Vllaznisë. Kjo përballje do të luhet të shtunën në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 13:30. Rrogozhinasit vijnë si lider të Superiores dhe do të kërkojnë një tjetër 3 pikësh në shtëpi, ndërsa shkodranët u rikthyen te fitorja pas disa javës, me Qatip Osmanin që mori edhe triumfin e parë në stolin e Vllaznisë.

Në orën 17:00 në Korçë do të luhet një tjetër ndeshje interesante. Skënderbeu pret Erzenin. Korçarët vijnë pas barazimit, teksa shijakasit vijnë pas fitores në javën që kaloi dhe në duelin mes tyre do të tentojnë të vazhdojnë me rezultatet pozitive.

Ndërkohë të dielën do të luhen 3 takimet e tjera. Në orën 13:30 do të sfidohen Kukësi me Teutën. Verilindorët morën një barazim, ndërsa durrsakët u mposhtën. Një duel ku të dyja ekipet janë të dënuara vetëm për fitoren, pasi në të kundër do të rrezikojnë të “zhyten” akoma më shumë në tabelën e renditjes.

Në orën 16:00 do të luhet sfida mes Dinamos dhe Laçit. “Blutë” vijnë pas barazimit me Partizanin në derbi dhe janë të motivuar për një tjetër rezultat pozitiv, ndërsa kurbinasit prej më shumë se 5 javësh nuk e njohin fitoren. Kjo javë do të mbyllet me “derbin” e kryeqytetit Tirana dhe Partizani do të përplasin “brirët” në “Air Albania” duke nisur që nga ora 19:00./SHKODRA-SPORT.COM/