Beselidhja vazhdon te fitoje. E ka bere kete gje edhe sot kur një gol i sulmuesit shkodran Rigers Musaraj i ka dhënë asaj fitoren në ndeshjen ndaj Tërbunit. Lezhjanët fituan ndaj pukjanëve 2-1, në një ndeshje që zgjati dy ditë. Pas këtij dueli, trajneri i Besëlidhjes, Dritan Smajli, u shpreh i kënaqur me fitoren ndaj Tërbunit.

“Sot ishte e vështirë, sepse luhej vetëm një pjesë loje dhe kuptohet që ka vështirësinë e vet. Vinim nga një 45-minutësh i parë në Pukë, ku arritëm të njohim edhe Tërbunin dhe ndeshja ishte shumë e vështirë.

Megjithatë, në të dy pjesët, në Pukë dhe në Shkodër, mendoj që fitoi skuadra më e mirë, sepse e interpretuam ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe besoj e dominuam Tërbunin, pasi për 90-minuta na ka goditur vetëm njëherë në portë, ku na shënoi edhe golin”,- ka deklaruar ne prononcimin e tij, trajneri i Besëlidhjes, Dritan Smajli.

Numri 1 i pankines lezhjane ka folur po ashtu edhe per autorin e golit Rigers Musaraj dhe futbollistet e tjere shkodrane qe luajne per kete skuader dhe njekohesisht edhe per objektivat e saj.

Por te plote prononcimin e trajnerit Dritan Smajli mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: