Përballja më me mjaft interes e javës së 25-të të Superligës është klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës. Shkodranët duan të mbajnë gjallë shpresat për titull dhe ndaj kryesuesve të renditjes kanë mundësinë më të mirë për ta bërë një gjë të tillë.

Në orën 16:45 do të luhet edhe përballje e “Elbasan Arenës” mes Partizanit dhe Egnatias. Të dielën është radha për debutimin të ish-trajnerit të të kuqve, Skënder Gega në stolin e Skënderbeut.

Korçarët luajnë në transfertën e Laçit të vendit të dytë. Me mjaft interes është edhe sfida mes kampionëve në fuqi, Teutës dhe Kastriotit, që deri në këtë pikë të sezonit nuk kanë asgjë të sigurt për të qëndruar në elitë në fund të sezonit.

Ndërkaq, duel që do të vulosë edhe fatet e sezonit për dy skuadrat është edhe ai mes Dinamos dhe Kukësit. Kryeqytetasit, ashtu siç edhe verilindorët po kalojnë një moment shumë të vështirë në javët e fundit dhe kundër njëra-tjetrës kërkojnë që të rikthehen tek suksesi.