Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë dhe tani e pret një ndeshje tjetër e vështirë, teksa do të përballet me Dinamon, e cila rrezikon mbijetesën.

Skuadra verilindiore ka vijuar ditën e sotme me përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Dinamos. Para stërvitjes, skuadra është vizituar nga Presidenti i Nderit, Safet Gjici, i cili ka motivuar ekipin para këtij takimi dhe pas disa minutave takim me nota humori, ekipi ka nisur stërvitjen.

Ajo që bie në sy është durimi që kësaj here ka pasur Gjici me stafin drejtues. Ndryshe nga herët e tjera, presidenti “de facto” po e mbyll sezonin me një trajner të vetëm, edhe pse Kukësi rrezikon për të dytin vit radhazi të mos marrë pjesë në Kupat e Evropës.

Skuadra per momentin ndodhet ne kuoten e 39 pikeve, po aq sa edhe Vllaznia dhe dy skuadrat ndajne vendet 3-4 ne tabelen e renditjes.