Kompleksi i ri i Partizanit është drejt përfundimit. Në pamjet e fundit, tapeti i barit është gati dhe tribunat të ngritura.

Në pamje duket edhe drejtori i klubit, Olsi Rama, që inspekton punimet. Pritet që fundi i këtij muaji të shohë skuadrën e kuqe në fushën e re, të paktën për stërvitje.

Puna vijon në dhomat e zhveshjes, teksa edhe dy tribunat e mbuluara do mobilohen me stolat përkatës. Gjithashtu hoteli dhe sallat e forcës së skuadrës duket se janë në fazën e fundit, për të parë kompleksin gati.

Me ndihmën e FSHF, veç fushës së madhe me bar sintetik, Partizani do ketë edhe disa fusha stërvitore që do shërbejnë për moshat e Demave. Kompleksi ndodhet në periferi të Tiranës, në zonën e Tufinës.