Superiorja rikthehet sërish në mesjavën e ardhshme dhe pikërisht ditën e mërkurë do të luhen pesë sfida interesante. Bien në sy ato mes Partizanit dhe Teutës, por edhe Laçi-Bylis.

Tirana do të shkojë në Vlorë, ndërsa Kukësi në ndeshjen e radhës do të duhet që të përballet me Vllazninë në një duel shtëpie.

Ndërkohë që Skënderbeu pret Luftëtarin, ndërsa dy takime startojnë në orën 14:00 dhe tri ndeshje startojnë në orën 17:00. Nuk dihet deri më tani nëse Partizani-Teuta do të luhet në “Selman Stërmasi” apo “Air Albania” .

Ja kalendari dhe oraret e sfidave që do të luhen të mërkurën e 4 marsit në pesë qytet të Superiores

E mërkurë, 4 mars

Ora 14:00

Laçi-Bylis

Skënderbeu-Luftëtari

Ora 17:00

Partizani-Teuta

Kukësi-Vllaznia

Flamurtari-Tirana