Java e 26-të e Kategorisë Superiore do të startojë me dy sfida ditën e sotme. Në orën 14:00 Bylis do të presë në stadiumin “Adush Muçaj” Tiranën. Ballshiotët vijnë në këtë përballje pas humbjes me Kukësin, ndërsa bardheblutë pas fitores me Laçin.

Kuptohet qe pritet te jete nje takim shume interesant. Vendasit e konsiderojne shansin e tyre te fundit per te mbajtur gjalle shpresat e mbijeteses, ndersa bardheblute duan patjeter te ruajne vendin e pare ne renditje.

Në orën 17:00 Erzeni do të përballet me Kukësin. Të dyja ekipet vijnë në këtë sfidë pas fitoreve, përkatësisht ndaj Egnatias dhe Bylisit.

Do te jete nje sfide interesante sepse te dy ekipet duan fitoren per t’iu afruar zones europiane. Si Erzeni edhe Kukesi po kalojne momente te mira dhe pritet te zhvillohet nje 90 minutesh shume i bukur ne “Niko Dovana”.


SOT

Bylis- Tirana ora 14.00

Erzeni- Kukesi ora 17.00