Java e 29-te e “Abissnet Superiore” eshte mbyllur mbremjen e sotme me ndeshjen e fundit, ate Tirana- Egnatia dhe tashme ajo do t’i lere vendin javes se 30-te qe do te luhet fundjaven tjeter. Ndeshjet e saj do te jene te ndara ne dy dite, te shtunen dhe te dielen.
Ne kalendarin e kesaj jave eshte edhe “klasikja” Vllaznia- Tirana. Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur qe ky takim te luhet diten e shtune ne oren 18.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Nje tjeter ndeshje interesante e kesaj jave padyshim qe do te jete edhe ajo ne mes Egnatias dhe Laçit, dy skuadrave rivale te Vllaznise ne garen e tyre per nje vend ne Kupat e Europes./SHKODRA-SPORT.COM/
JAVA 30
Te shtunen, 22 prill 2023
Egnatia- Laçi ora 15.00
Teuta- Erzeni ora 18.00
Vllaznia- Tirana ora 18.00
Te dielen, 23 prill 2023
Kastrioti- Kukesi ora 15.00
Partizani- Bylis ora 18.00