“Abissnet Superiore” ka hyrë në sprintin final teksa tashmë jemi 7 javë nga fundi i këtij sezoni futbollistik. Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka caktuar axhendën për javën e 30-të të saj, e cila do të luhet në 2 ditë. Spikat sfida e Kukësit me Laçit që për herë të parë pas disa vitesh do të zhvillohet në stadiumin e ri “Kukës Arena”.
Kjo përballje është programuar të luhet në orën 20:00, ndërsa po të shtunën Partizani do të udhëtojë në transfertë për të luajtur me Vllazninë në orën 16:45.
Ndërsa të dielën, janë programuar të zhvillohen gjitha ndeshjet e mbetura. Kësisoj Tirana përballet me Kastriotin në orën 13:45, kurse Dinamo – Teuta dhe Skënderbeu – Egnatia luajnë në orën 16:45.
Abissnet Superiore, java 30-të:
E shtunë, 23/04/2022
16:45| Vllaznia – Partizani
20:00| Kukësi – Laçi
E diel, 24/04/2022
13:45| Tirana – Kastrioti
16:45| Dinamo – Teuta
16:45| Skënderbeu – Egnatia