Diten e djeshme eshte mbyllur faza e pare e kampionatit kombetar te volejbollit per meshkuj dhe Vllaznia ne perfundim te saj eshte pozicionuar ne vendin e trete te renditjes, me 14 pike te grumbulluara pas 7 ndeshjesh te luajtura.
Por nderkohe ne nje aspekt tjeter, ka nje vend te pare per nje nga lojtaret e saj. Behet fjale per kapitenin Nikolin Qafarena i cili ne fund te kesaj faze te pare eshte shpallur pikeshenuesi me i mire i kampionatit.
Ai ka shenuar plot 198 pike, me shume se gjithe te tjeret dhe prandaj mban vendin e pare. Ne te dytin eshte Asmend Kula i Erzenit me 190 pike dhe ne te tretin Anis Çullhaj po i Erzenit. Ne te katertin nderkohe eshte nje tjeter volejbollist i Vllaznise, Gilman Talani me 136 pike te shenuara.
Ne fakt nuk eshte hera e pare qe Qafarena ka nje ecuri te tille sepse edhe ne sezonin 2021-2022 eshte shpallur pikeshenuesi me i mire i kampionatit. Dhe te njejten gje synon edhe sivjet. Por te mos harrojme se i ka mbushur 36 vite jete, por vazhdon te shkelqeje ne parket.
Gjergj KOLA