Kristjan Asllani zhvilloi një ndeshje mjaft pozitive mbrëmjen e sotme. Mesfushori shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë, duke qenë protagonist në aksionin e golit.

Ishte një vertikalizim fantastik i Asllanit për Dimarkon ai që nisi aksionin, i cili në fund u finalizua me gol nga Turami. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari i Interit ka dhënë një intervistë të shkurtër për mikrofonin e “DAZN”-it, ku është shprehur:

“Inzagi më kërkoi që të vija skuadrën në lëvizje. Është gjithashtu fat që kam Çalhanoglunë përballë dhe jam i lumtur sepse jam duke u përmirësuar shumë përkrah tij.

Ai më jep shumë këshilla dhe duhet të përmirësohem në Faza mbrojtëse. E pashë Dimarkon të futej thellë, e nisa (topin) dhe ata ishin të mirë. Në këtë vit e gjysmë kam punuar shumë, ndihem i përmirësuar”./Sport Ekspres/