Java e pestë në Kategorinë Superiore do të luhet ditën e dielë, ku në fushën e blertë do të zbresin të dhjeta skuadrat e elitës së vendit tonë.

Bien në sy takime interesante, por spikat mbi të gjitha Vllaznia-Kukësi në Shkodër, por edhe Partizani pret Skënderbeun në fushën e vet.

Në sfidat e tjera, Bylisi pret në Ballsh ekipin e Teutës së Durrësit, ndërsa Kastrioti pret Tiranën në Kamzë. Laçi ka një ndeshje për frymëmarrje, pasi në stadiumin e vet luan me Apoloninë e Fierit.

Këta të fundit kanë një ekip simpatik, pasi edhe pse u mundën në fushën e tyre sot nga të kuqtë, një javë më parë morën pikë në transfertën e vështirë krutane.

Ja oraret e sfidave të javës së pestë, me çiftet si më poshtë…