Luis Saha, ish-shok skuadre me Cristiano Ronaldon te Manchester United gjatë periudhës së parë të portugezit te “Djajtë e Kuq” (2003 deri në 2009), thotë se United mund ta shmangte goditjen e pësuar të dielën e kaluar kundër Liverpoolit me CR7 në organikë.

“Largimi i Ronaldos shënoi një fillim të ri për Man. United dhe i dha trajnerit Tem Hag mundësinë për të nxjerrë në pah mentalitetin fitues në klub.

Tani që mentaliteti në klub është përmirësuar, mendoj se do të ishte edhe më mirë nëse do të kishin Cristianon.

Sigurisht, është e vështirë të jesh i sigurt, por kur shoh United që mposhtet 7-0 nga Liverpooli, mendoj se Cristiano mund të kishte dhënë ndihmën e tij”.