Vllaznia barazoi sot ndaj Teutes 0-0 dhe ne pamje te pare ishte nje rezultat i kenaqshem, per me teper ngaqe ajo luajti ne 24 minutat e fundit te ndeshjes me nje futbollist me pak per shkak te daljes me karton te kuq te Isaevskit.

Ne keto minuta duhet thene se Teuta e shtoi presionin ne kerkim te golit te fitores, por nuk ia doli fale lojes se mire te Vllaznise ne mbrojtje.

Por duhet thene se ekipi shkodran per pak sa nuk perseriti suksesin e para kater diteve kur i shenoi Tiranes ne minuten e 97-te dhe i mori fitoren.

Ka qene minuta e fundit, ajo e 94-ta kur pas nje goditje kendi te ekzekutuar nga Marku ne krahun e djathte te sulmit shkodran, topi shkoi ne zone, aty ku Shehi e ka goditur me koke, ndoshta jo ne menyren e duhur dhe topi kaloi fare prane shtylles se djathte pingule.

Por aty ka qene edhe kapiteni Gurishta qe ndonese vetem pak centimetra larg portes, nuk ka arritur dot ta shtynte ne rrjete. Nese do te ndodhte kjo, do te ishte vertete nje mrekulli. Ky moment eshte fiksuar me se miri ne celuloid nga fotoreporteri Mikel Thepina dhe fotot ne fjale mund t’i ndiqni me poshte: