Tjeter fitore dhe Vllaznia U19 vijon te kryesoje me merite renditjen e kampionatit pas javes se peste te tij me 13 pike, fale 4 fitoreve dhe 1 barazimi te arritur deri tani.

Diten e sotme, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani kane fituar me rezultatin e thelle 8-0 ndaj Dinamos, ne ndeshjen e luajtur ne Tirane.

Ka qene sulmuesi Ardit Nikaj qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 9-te dhe me pas, Mersian Muliu qe ka dyfishuar ne minuten e 36-te ndersa kater minuta para fundit te pjeses se pare, do te ishte Enes Papaj qe me 11-metersh do te shenonte edhe golin e trete.

Ne pjesen e dyte epersia u thellua edhe me shume teksa Nikaj e Papaj kane shenuar edhe nga nje gol tjeter, ndersa kane arritur ta dergojne topin ne rrjeten e portes dinamovite edhe Filipi, Perloshi dhe mbrojtesi Çomo.

Perfundimisht 8-0 per Vllaznia U19 qe po kalon nje moment te mire dhe padyshim qe pritet te jete nje nga pretendentet kryesore per fitimin e titullit kampion kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/