Ndeshja e sotme ne Durres ka qene shume e rendesishme per skuadren e Vllaznise dhe per kete arsye, ne tribunen e stadiumit “Niko Dovana” nuk mund te mungonte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi.

Ajo eshte fotografuar nga fotoreporteri Mikel Thepina ne tribunen “VIP” perkrah sponsorit Alban Xhaferi dhe presidentit te Teutes Edmond Hasanbelliu.

Kuptohet qe e ka ndjekur ndeshjen me shume emocione dhe ne fund eshte gezuar bashke me ato pak shkodranet e tjere qe kane qene te pranishem ne stadium.

Vllaznia e ketij sezoni e ka nisur mire kampionatin dhe pas kater javesh kryeson renditjen me 10 pike, fale tre fitoreve dhe nje barazimi te arritur.

Gjerat deri tani po shkojne mire dhe kjo fale edhe bashkepunimit shume te mire ne mes Bashkise Shkoder dhe sponsorit Xhaferi./SHKODRA-SPORT.COM/