Në një reportazh të gjatë të “Yahoo Sports” në lidhje me brazilianët që luajnë në kampionatin shqiptar, veç Elton Kale dhe Danilo Alvesh të Flamurtarit, intervistohet edhe Uilliam Kordeiro Melo i Kukësit.

Vetë braziliani, tregon eksperiencën e tij në Shqipëri, ku tregon korrektesën te Kukësi për sa i përket çështjes së rrogave, si she përshtatjes këtu.

RROGAT – “Këtu rrogat nuk vonohen. Kam ardhur në një ekip ku janë korrekt, kanë përmbushur ato që kanë premtuar. Më dhanë një apartament, dhe gjithçka shkon mirë. E di, ka dalë në gazetë që në ekipe të tjera ka vonesa me pagesat, por presidenti ynë është një njeri shumë serioz.

Me ato që kam marrë këtu, kam blerë edhe një shtëpi në Brazil. Doja të largohesha nga Brazili, sepse atje është shumë e komplikuar, jo të gjithë paguajnë në kohë.”

PËRSHTATJA – “Në fillim isha pak ndryshe, sepse futbolli ishte shumë intensiv. Vrapojnë gjithë kohës, nuk ndalojë. Në Brazil luhet pak më ngadalë. Në fazën përgatitore në Slloveni vuajta pak, prej ritmit. Por tani jam përshtatur. Nëse vjen dikush që nuk është mirë fizikisht, do të vuajë.”

AVENTURA – “Nuk kam vuajtur aq sa flitet. Jam përshtatur me stilin e të luajturit, me kulturën e vendit. Ishte përvoja ime e parë në një vend të huaj, kultura dhe zakonet ishin të ndryshme. Njerëzit janë shumë të ngrohtë, më kanë mirëpritur dhe më kanë ndihmuar me përshtatjen.

Trajneri flet italisht, por ai që më jep forcë është Rexhinaldo, një sulmues nga Mozambiku por që më përkthen në gjuhën portugeze. Flas edhe spanjisht, trajneri kupton.