Në fillim të muajit shkurt, “Panorama Sport” në faqen online, panoramasport.al, botoi sondazhin që i drejtohej lexuesve online, se cili prej arbitrave të Superiores ishte më i aftë sipas tyre.

Në sondazh morën pjesë një numër rekord votuesish, pothuajse 11 mijë persona. Dhe, në 18 arbitrat kryesorë të listuar, numrin më të madh të votave, plot 2591, apo 24% të tyre, e mori Indrit Myrtja.

I dyti, me një diferencë të vogël votash, 2272 të tilla, ose 21%, renditet Kreshnik Cjapi. Ndërkohë, podiumin e mbyll Andi Koçi, me 14% të votave, apo thënë ndryshe 1556.

Më poshtë, me nga 9% të votave, renditen Enea Jorgji, Olsi Sokoli dhe Ardian Beqiri. Vetëm vendi i shtatë për Juxhin Xhajën, me 5% të votave, ose 547 të tilla. Më pas, votuesit kanë dhënë 2% të votave për Blerim Zirin, ndërsa me radhë vijnë më poshtë, Eldorian Hamiti, Kridens Meta, Emirjon Sino, Klajdi Kola, Laver Alla dhe Hermal Llapra, me nga 1% të votave.

Pothuajse asgjë, të llogaritur me 0%, janë Kreshnik Bajramaj, Orlando Kuka, Fation Xhemalaj dhe Klodian Shahini. Kujtojmë se për rreth një muaj, kanë qenë lexuesit online të “Panorama Sport”, që kanë pasur mundësi të votojnë, duke shprehur mendimin e tyre.

REZULTATET E VOTIMIT – 10.908 votues

sondazhi

skda