Teksa në kohët e fundit jemi duke diskutuar shumë rreth zgjedhjes së lojtarëve shqiptarë sa i përket Kombëtares, me raste të veçanta kur fqinjët tanë vendosen para atdheut, gjithmonë ka vend edhe për pozitivitet.

Njëri prej këtyre rasteve, është ai i Mario Mitajt. Ky i fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit tek Shqipëria U-17, ndërsa një gjë të tillë e ka edhe tek të rinjtë e AEK-ut. Flasim për një nga akademitë më të mira në Greqi, që gjithmonë ka nxjerrë lojtarë për tregun europian.

Gjithçka kanë bërë fqinjët për të marrë shërbimet e djaloshit nga Vermoshi sipas asaj që raporton “Shqiperia.ch”, madje edhe nga kërcënimet më të ulëta, por ky i fundit, gjithmonë i ka refuzuar.

Ftesa e tretë ka ardhur vetëm pak kohë më parë për të nga helenët, por Mitaj sërish ka kthyer një përgjigje negative, pasi kërkon të përfaqësojë vetëm Shqipërinë. /Shqiperia.ch/