Vllaznia feston 100 vjetorin e krijimit dhe drejtori sportiv i kuqebluve, Engin Firat me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” uron të gjithë lojtarët e tij për rezultatet e arritura, duke marrë 44 pikë në 18 ndeshje.

Firat e di se këta djem po japin maksimumin, por për më tepër për faktin se po luajnë në kushte shumë të vështira.

“Urime lojtarëve të mi. Unë e di se në çfarë kushtesh ata e tregojnë karakterin e tyre. 44 pikë në 18 ndeshje. 100 vite Vllazni”, shkruan Firat.