Javen e kaluar ishte shume prane fitores ndaj Barleti Voley dhe humbi ne setin e fundit, por Vllaznia po tregon nga java ne jave rritje ne lojerat e saj dhe me siguri qe ne ndeshjet e ardhshme do te vazhdoje te marre rezultate edhe me te mira.

Ajo ka befasuar të gjithë sot në “Asllan Rusi”, duke mundur 3-0 Mirditën, një rezultat që ka hapur edhe renditjen e kampionatit. Vajzat shkodrane kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme, duke e dominuar lojën në të trija setet.

Vllaznia përfitoi edhe nga një nënvlerësim që Mirdita i bëri kësaj sfide, duke qenë e përgjumur në fushë gjatë gjithë kohës. Humbje që i kushton shumë ekipit nga Rrësheni, që rrezikon shumë në renditje, ndërsa shkodranet korrën një fitore më së shumti për statistikë.

Megjithate nuk mund te thuhet se Vllaznia perfitoi nga nenvleresimi i kundershtarit, por edhe nga paraqitja shume e mire qe kane bere vazjat e ketij ekipi nen drejtimin e kapitenes Peteza.

Volejboll – Femra, Grupi A1, java e 10-të (23 shkurt)

Skënderbeu – Teuta, 3-2 (26-24, 25-21, 21-25, 18-25, 20-18)

Mirdita – Vllaznia, 0-3 (23-25, 18-25, 20-25)

Tirana – Lushnja, 3-0 (25-15, 25-17, 25-12)

Barleti Volley – Partizani, 2-3 (25-16, 27-29, 25-20, 24-26, 11-15)

Renditja: Mirdita 24 pikë (8/2), Partizani 22 pikë (8/2), Barleti Volley 22 pikë (7/3), Tirana 21 pikë (7/3), Skënderbeu 10 pikë (4/6), Teuta 10 pikë (3/7), Vllaznia 9 pikë (3/7), Lushnja 2 pikë (0/10).