Sezoni 2021/22 po shkon drejt fundit. Ka mbetur dhe 1 javë për t’u luajtur dhe e gjitha do mbahet të enjten, më 26 maj ora 17:00. Ka mbetur për t’u përcaktuar vetëm vendi i katërt që do shkojë në Europë nëse Laçi fiton finalen e Kupës.

Verdiktet e tjera janë njohur tashmë. Tirana kampion, Laçi si vend i dytë dhe Partizani i tretë do marrin pjesë në kualifikueset e Europës. Në anën tjetër Dinamo dhe Skënderbeu kanë rënë nga kategoria, ndërsa Egnatia do luajë në “play-out”.

Për vendin e katërt në kampionat gara është mes Kukësit dhe Vllaznisë, të cilat janë me pikë të barabarta, por përparësi ka Kukësi që qëndron më lart në përballjet direkte.

Abissnet Superiore, Java e fundit, 26 maj ora 17:00

EGNATIA – DINAMO

KASTRIOTI – VLLAZNIA

TIRANA – KUKËSI

LAÇI – PARTIZANI

SKËNDERBEU – TEUTA