Tre pikeshi i marre ne stadiumin “Loro Boriçi” diten e sotme ndaj Egnatias, mund te quhet nje pikenisje per Vllaznine e sezonit te ardhshem, pas nje ecurie negative ne kete sezon. Mirel Josa pranoi te marre drejtimin e shkodraneve pas shkarkimit te Elvis Plorit, edhe pse ka pak gjera per te ndryshuar tek kuqeblute.

Megjithate, ne ndeshjen e sotme ndaj Egnatias, u pa nje Vllazni ndryshe, pasi pas shume ndeshjesh ne kete sezon brenda nje 90-minuteshi, çon ne rrugen e golit te tre nga sulmuesit e saj.

Ante Aralica, aq shume i perfolur per formen e treguar, arriti te shenoje nje gol me koke. Me nje skuader te kolauduar nga ish-trajneret Brdariç dhe Plori, Mirel Josa kishte si detyre qe te nxirrte ne pah vlerat e sulmit.

Poashtu, nje njohje e vjeter per trajnerin kryeqytetas, Liridon Latifi shenoi diten e sotme pas shume ndeshjesh pa gol, qe shfrytezoi me se miri mundesine e dhene, per te treguar se di te shenoje.

Edhe Da Silva beri nje ndeshje shume pozitive, teksa “qershia mbi torte” per te ishte goli i trete i shenuar per Vllaznine.

Disa nga virtytet e Joses jane durimi dhe qetesia, te cilat i ka percjellur edhe te skuadra qe per hir te se vertetes, ka shfaqur pasiguri ne kete sezon. Sfida e momentit e Joses, por edhe e skuadres, duhet te jete qe te rregulloje imazhin ne syte e tifozerise shkodrane ne dy ndeshjet e mbetura tashme.

Nje qytet qe ka prodhur “yjet” e futbollit shqiptar, kerkon te shohe rrjetat te tunden. Sinjali i pare u dha ndaj Egnatias sot ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Tashme pritet konfirmimi ne dy ndeshjet e mbetura ndaj Kastriotit per kampionat dhe ndaj Laçit per finalen e Kupes se Shqiperise, pavaresisht se ndaj kurbinasve do te jete nje sfide akoma me e veshtire se keto dy te fundit te kampionatit.

Maringlen ZHIVANI